Pochettino merr lajmin e ‘rëndë’, Lavia mungon për një muaj e gjysmë
Mesfushori Romeo Lavia pritet të jetë jashtë fushës për gjashtë javë pas lëndimit të pësuar në stërvitje javën e kaluar.
19-vjeçari iu bashkua “Bluve” nga Southampton në një marrëveshje prej 58 milionë funte, por ende duhet të pres për ta bërë debutimin zyrtar.
Lavia po stërviste i vetëm te Chelsea me shpresën që të jetë i gatshëm sapo të rikthehen ligat pas pushimit ndërkombëtarë, mirëpo që pësoi një lëndim në kofshë.
“The Mail” raporton se belgu ka bërë disa teste mjekësore që kanë rezultuar se ka një dëmtim në ligamente.
Chelsea ende zyrtarisht nuk e ka pranuar këtë lëndim, sidoqoftë lojtari pritet të jetë jashtë fushës për një muaj e gjysmë minimum.
Kësisoj, ai do të mungojë edhe për ndeshjet e radhës para pushimit tjetër ndërkombëtarë, ndërsa shpreson të rikthehet në derbin e Chelseas ndaj Arseanlit.
Pra, belgu do të mungojë në përballjet ndaj Bournemouth, Aston Villa, Fulham dhe Burnley, si dhe ndeshjen e Carabao Cup ndaj Brentfordit.
Lavia ishte në vëmendje gjatë tërë verës pasi refuzoi Liverpoolin për t’iu bashkuar Chelseas, njësoi si Moises Caicedo.
Chelsea kanë pasur probleme këtë sezon, duke fituar vetëm një ndeshje nga katër xhirot e para, atë ndaj të sapo promovuarve Luton Town.
