Vazhdojnë problemet për Chelsean, Lavia lëndohet në stërvitje - NACIONALE

Vazhdojnë problemet për Chelsean, Lavia lëndohet në stërvitje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Chelsea është duke vazhduar me probleme të njëpasnjëshme, me raportimet e fundit se transferimi i verës Romeo Lavia ka pësuar lëndim në kofshë.

Belgu që nuk ishte ftuar nga kombëtarja e tij, mbeti duke stërvitur me skuadrën e reduktuar të “Bluve” këtë javë.

Sidoqoftë, debutimi i tij te Chelsea duket se do të vonohet meqenëse gazetari belg Sacha Tavolieri raporton se lojtari ka pësuar një lëndim në kofshë gjatë stërvitjes së sotme.

Dyshohet se Lavia mund të ketë pësuar një lëndim të ligamenteve, gjë që do të ishte një lajm i tmerrshëm për skuadrën londineze.

Mesfushori pritet të bëjë skanimin në orët në vijim me Chelsean që shpreson të mos jetë shumë serioze.

Chelsea luftoi shumë për të siguruar shërbimet e 21-vjeçarit që u kërkuar tërë verën nga Liverpool, por në fund Southampton pranoi ofertën 60 milionëshe të skuadrës së Pochettinos.

Chelsea ndeshjen e parë pas pushimit ndërkombëtar e zhvillon kundër Bournemouthit në “Vitality Stadium”.

Ndërkohë, ata veçse janë pa disa yje të ekipit të parë si Christopher Nkunku, Reece James, Wesley Fofana dhe Carney Chukwuemeka.

Lajme të ngjashme