Pochettino: Mbappe nuk më detyroi të largohem nga PSG-ja
Ish-trajneri i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino, ka dënuar raportimet se kinse në largimin e tij kishte pasur gisht sulmuesi francez, Kylian Mbappe.
Largimi i pritur për shumë kohë më parë i Pochettinos, u konfirmua vetëm një muaj më parë, pasi që argjentinasi dështoi ta fitoj Ligën e Kampionëve me kampionin francez, ndërsa kishte shumë spekulime që Mbappe ishte prapa vendimit për shkarkim.
Ishte vet sulmuesi 23-vjeçar ai që fillimisht reagoi fort për këtë çështje me anë të rrjeteve sociale, duke thënë se ai personalisht ishte që trajneri dhe shumë lojtarë të tjerë të qëndronin ende aty dhe jo të largoheshin.
PSG u eliminua në Ligën e Kampionëve në fazën e gjashtëmbëdhjetë më të mirave nga Real Madridi, eliminim që ishte i mjaftueshëm për drejtuesit që ta zëvendësonin me trajnerin francez, Christophe Galtier.
Çfarë thotë Pochettino për Mbappen?
Një intervistë të realizuar për infobae, Pochettino tha: “Çfarë mendoj unë është se Parisi bëri gjithçka që ishte e mundur për ta mbajtur Kylian në skuadër dhe pajtohem me këtë.

Ai është një nga lojtarët më të mirë në botë sot për sot, dhe PSG kishte të gjitha mundësitë që ta bindte për qëndrim. Por assesi nuk mendoj se Mbappe dizajnoi projektin e ri të skuadrën, në të cilin nuk isha unë më.
Ai që vendos në këto raste është presidenti i klubit. Janë drejtuesit e klubit që kishin vendosur se për klubin më e mira është një projekt i ri pa mua, pra Mbappe nuk kishte gisht në këtë vendim.”
Puna me Lionel Messin
Pochettino kishte rastin të punonte me një nga lojtarët më të mirë në histori të futbollit, me bashkëvendësin e tij, Lionel Messi, të cilin ai e quan lojtarin më të mirë në planet.

“Për mua Messi është më i miri në botë. Këtu nuk ka asnjë dyshim.
Pas kësaj është e qartë se Mbappe është kandidati i denjë për t’u ulur në atë fron. Është edhe Neymar, i cili është një nga më të mirët në botë, gjithashtu.
Messi fizikisht është në formën më të mirë të tij dhe mendoj se mosha e tij është vetëm numër. Mendoj se ka energjinë dhe aftësitë për ta udhëhequr Argjentinën drejt fitores në Kupën e Botës. Jam me fat, i falënderohem futbollit që më ka dhënë rastin të punojë me Leon në këtë kohë.”
Vlerësimi i Pochettinos për punën e bërë në PSG
Pochettino mori pak kohë për të reflektuar pas largimit nga Paris Saint-Germain, duke thënë se ishte një eksperiencë që e shijoi, pavarësisht disa sfidave.

“Mendoj se ishte eksperiencë pozitive. Një eksperiencë që mund të mësosh nga ajo.
Ne jemi racional dhe duhet të mendojmë ashtu. Në aspektin sportiv ne kemi fituar, Kupën,Superkupën, dhe Ligën në një vit e gjysmë, por është e qartë se projekti i një klubi si PSG është të fitosh Ligën e Kampionëve, dhe gjithçka tjetër pa këtë trofe mund të konsiderohet si dështim.
Në çdo rrethanë, është një dështim 50-vjeçar dhe jo vetëm i sezonit të fundit, sepse PSG, sidomos në 10 apo 11 vitet e fundit që kur ka pronarët e ri, synim kryesor kanë pasur Ligën e Kampionëve”, përfundoi trajneri argjentinas.

