Pochettino i zhgënjyer me mbrojtësit e krahut në barazimin ndaj Bournemouthit
Trajneri Mauricio Pochettino ka zbuluar se është i zhgënjyer me mbrojtësit e krahut gjatë barazimit ndaj Bournemouth.
“Blutë” janë duke vazhduar të zhgënjejnë pavarësisht investimeve të shumta, derisa u ndalen në udhëtim te Bournemouthi.
Pas ndeshjes, Pochettino pranoi se është i pakënaqur me paraqitjen e Colwill dhe Gusto, njësoi sikurse të inkuadruarit Ben Chilwell.
“Një gjë që jam i zhgënjyer është se ata (mbrojtësit e krahut) provojnë të shkojnë shumë në sulm dhe iu sjellin habi lojtarëve sulmues duke i dhënë më shumë shans kundërshtarit për të shënuar”, deklaroi shkurtimisht ai.
Ndër të tjera, tekniku argjentinas ka pasur kritika edhe drejt sulmuesve duke iu kërkuar t’i konkretizojnë rastet.
“Mendoj se duhet të jemi më efektiv në shumë gjëra sidomos përballë portës kundërshtare”.
“Duhet të qëndrojmë të qetë por këto arsye nuk janë të lehta për lojtarët. Ne nuk duhet të fajësojmë askënd”, nënvizoi Pochettino.
Pas pesë xhirove, Chelsea renditet në pozitën e 14-të në tabelë me vetëm pesë pikë derisa në përballjen e radhës do ta zhvillojnë një sfidë të vështirë si nikoqir i Aston Villas.
