Pochettino i pasigurt për të ardhmen pas takimit me Boehlyn - NACIONALE

Pochettino i pasigurt për të ardhmen pas takimit me Boehlyn

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Trajneri Mauricio Pochettino nuk ka siguri për të ardhmen pavarësisht që është takuar me presidentin Todd Boehly.

“Blutë” morën një fitore ndaj Bournemouthit në xhiron e fundit të sezonit, për të siguruar një vend në Evropë gjatë sezonit tjetër.

Megjithatë, pavarësisht këtij “suksesi”, e ardhmja e Pochettinos ende është e pasigurt dhe javët e ardhshme pritet të jenë vendimtare.

Nuk kam ndonjë ide (për të ardhmen). E gjitha që mund të them është që të premten mbrëma, Todd më ftoi për darkë dhe ishte një darkë e mirë së bashku”.

Por, nuk di për spekulimet rreth meje. Stafi im nesër do të udhëtojnë për pushime, unë do të qëndrojë edhe për disa ditë tjera. Telefoni im do të jetë gati”, deklaroi ai.

“90min” raporton se zyrtarët e Chelseas dhe Pochettino do të takohen sërish, aty ku tekniku argjentinas do të ketë mundësinë për të shpjeguar atë që bëri me skuadrën.

Chelsea ende s’e ka mësuar se në cilin garë evropiane do të luajë në Evropë, ngase ende s’është caktuar mes Ligës së Evropës dhe Konferencës.

Në rast që Man City e fiton FA Cupin atëherë luajnë në Ligën e Evropës, përndryshe do të luajë në Ligën e Konferencës.

Lajme të ngjashme