Po shkëlqen në Championship, Mehmeti: Prisja ftesë nga Sylvinho për Evropian, shpresoj po më ndjek - NACIONALE

Po shkëlqen në Championship, Mehmeti: Prisja ftesë nga Sylvinho për Evropian, shpresoj po më ndjek

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Anis Mehmeti thotë se mosftesa për Kampionatin Evropian “Euro 2024” nga Sylvinho e ka lodhur psiqikisht, ndërsa po e ëndërron një ftesë së shpejti.

Mehmeti po kalon një formë mahnitëse në Championship, ku tashmë ka shënuar katër gola për Bristol Cityn në 14 paraqitje, por vazhdon të mosftohet nga “Kuq e Zinjtë”.

Në fakt, Sylvinho ka zgjedhur ta ftojë Arbnor Mujën në mungesë të Rey Manajt para anësorit të majtë.

23-vjeçari e ka pranuar se ky injorim që po i bën Shqipëria po e lodh psiqikisht, mirëpo e ëndërron ftesën.

“Ka qenë vështirë. Nuk shkova në Evropian dhe kjo më ndikoi psiqikisht sepse mendoja se do të merrja ftesë dhe që atëherë s’jam ftuar. Por, nuk mund ta kontrolloj këtë. E tëra që mund të bëj është të shënoj gola dhe të luaj futbollin tim”.

“Sigurisht (dua të kthehem te Shqipëria). Është ëndrra ime dhe e familjes ta përfaqësoj shtetin, por sigurisht ata nuk po e shohin këtë për momentin. Më motivon të punoj më shumë dhe t’iu dëshmoj se jam mungesë aty”.

“Shpresoj janë duke më ndjekur”, deklaroi ai.

Shqipëria zhvillon dy përballje të rëndësishme këtë muaj, ndaj Republikës Çeke, respektivisht Ukrainës në “Air Albania”.

Lajme të ngjashme