"Piramida e faraonit po duket si spital” – Fqinjët ankohen ndaj vilës së Ronaldos
Cristiano Ronaldo është duke i shqetësuar fqinjët e vet në Lisbonë me ndërtimet e një vile luksoze, e cila po cilësohet në pamje si një spital.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë është duke e ndërtuar projektin milionësh tash e tri vjet dhe pritet që pas 12 muajve të ardhshëm punë të mbarojë.
Në fillim u raportua se ndërtimi i kësaj vile do të kushtonte rreth 12 milionë euro, por buxheti për ndërtimin e saj është rritur në 33 milionë euro.
Por portugezët nuk janë aspak të mahnitur nga ky proces dhe se si do të duket vila pas ndërtimit.

Revista vendore Look i citoi fqinjët të kenë thënë: “Ata janë duke ndërtuar këtu që tri vjet. Kjo shtëpi është aq e madhe saqë duket si spital. Rruga ime është mbyllur që tre muaj, kopshti m’u ka mbushur pluhur. E tërë kjo për shkak të piramidës së faraonit”.
Ronaldo pritet të kalojë më shumë kohë në shtëpinë e vet luksoze në Lisbonë – e cila ka një pishinë të madhe prej xhami me tunel për fundi – pasi të jetë pensionuar nga futbolli.
