Pioli optimist: Besojmë se do ta përmbysim Napolin në renditjen tabelore - NACIONALE

Pioli optimist: Besojmë se do ta përmbysim Napolin në renditjen tabelore

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Dallimi në pikë mes Milanit dhe Napolit është tetë (8). Stefano Piolibeson se skuadra e tij do të arrijë që ta përsërisë suksesin e sezonit të shkuar, duke kapur vendin e parë në tabelë.

Janë edhe 23 javë për t’u luajtur në Serie A. Kampioni në fuqi, Milan, beson se i ka të gjitha cilësitë e nevojshme që ta ngushtojë epërsinë që ka krijuar Napoli në renditjen tabelore, ku moment prin me 41 pikë, respektivisht 8 më shumë sesa Milani.

Pioli nuk e sheh të mbyllur çështjen e titullit, anipse skuadra e drejtuar nga Spalletti thuajse ka siguruar pikët maksimale. Trajneri i Milanit shpresat i koncentron edhe te precedenti i sezonit paraprak, kur ishte një situatë simetrike, vetëm se rival kryesor ishte një skuadër tjetër: Interi.

“Milani duhet të besojë që do ta përmbysë Napolin në renditjen tabelore, ashtu siç ka ndodhur në sezonin e shkuar, kur fillimisht shihej si e pamundur”, tha Pioli.

Ndeshjen e parë direkte e ka fituar Napoli. Në “San Siro” ekipi i “Partenopei” fitonte me rezultat 2:1, edhe pse Milani kishte treguar një paraqitje tejet të mirë.

Ndërkaq ndeshja e ardhshme direkte që këto dy skuadra do ta luajnë do të jetë më 2 prill, kur në “Diego Armando Maradona” do të përcaktohet vërtet shumëçka rreth titullit kampion të këtij ediiconi.

Serie A është në pushim që prej gjysmës së muajit nëntor. Ajo do të rikthehet në mesjavën e parë të vitit të ri kalendarik 2023.

Më 4 janar Milani do të luajë në udhëtim në Salerno ndaj Salernitanas. Ndërkaq Napolin në këtë rast e pret një ndeshje e ndërlikuar, kur si vendës do të ballafaqohet ndaj Interit.

“Kuqezinjtë” urojnë që kjo ndeshje të shërbejë si një ogur i mirë ku Napoli të fillojë të lëshojë pikë rrugës dhe të nisë edhe zyrtarisht misioni për ta kapur vendin e parë në tabelë.

Lajme të ngjashme