Pioli me kokëdhimbje – Milani i tij me shumë mungesa ndaj Chelseas e Juventusit
Kampioni i Italisë, Milani, është në një krizë të thellë por jo të rezultateve por të lojtarëve të lënduar. Kuqezinjtë kanë në dispozicion vetëm 15 lojtarë të skuadrës së parë të gatshëm për ndeshjet me Chelsean dhe Juventusin, përballje këto që zhvillohen në interval kohor brenda tre ditësh nga njëra-tjetra.
Kuqezinjtë u kundërpërgjigjën në minutat e fundit ndaj Empolit dje, në një fitore dramatike 3:1, ku tre gola nga dy skuadrat u shënuan pas minutës së 90-të, por kjo fitore kampionit në fuqi i doli e hidhur me disa lëndime.
Davide Calabria u largua me barelë nga fusha e lojës dhe raportimet e para thonë se flitet për një tendosje në kofshë dhe mund ta mbajë jashtë deri pas përfundimit të Kupës së Botës, gjithashtu edhe Simon Kjaer kishte dhimbje në kofshë dhe u detyrua të zëvendësohej, ndërsa Alexis Saelemaekers e ndrydhi gjurin.

Kjo ishte gjëja e fundit që i duhej trajnerit Stefano Pioli, pasi tashmë i mungonin Mike Maignan, Junior Messias, Theo Hernandez, Divock Origi, Zlatan Ibrahimovic dhe Alessandro Florenzi.
Nga këta lojtarë, të vetmit që mund të jenë në gjendje të rikuperohen për Chelsea në mesjavë janë Messias dhe Origi.
Problemi në Ligën e Kampionëve shtohet nga fakti se Milani ka një listë të kufizuar skuadre për shkak të mungesës së lojtarëve italianë apo vendas.
Ata u detyruan të largojnë nga lista: Ciprian Tatarusanu,Aster Vranckx, Malick Thiaw, Yacine Adli, Tiemoue Bakayoko dhe Ibrahimovic, me portierin rumun që zuri sërish vend pas lëndimit të Maignan me kombëtaren franceze.

Kjo u ndryshua me Tatarusanu që hyri në vend të Maignan, duke parë se francezi do të mungojë deri në përfundimin e fazës së grupeve, pasi mori një tendosje në këmbë në Ligën e Kombeve në ndeshjen e parë.
Kjo do të thotë që Milani duhet të shkojë në Londër të mërkurën me vetëm 14-15 lojtarë të skuadrës së parë në fushë dhe të tjerët do të jenë nga skuadra e të rinjve.
Rocambolesca vittoria del #Milan che segna tre gol in sedici minuti. Vince ma perde #Kjaer, #Calabra e #Saelemaekers per infortunio. E c'è il Chelsea.. https://t.co/9wRvHh2qE1
— calciomercato.com (@cmdotcom) October 1, 2022
Skuadra e Piolit gjendet e para në Grupin E të Ligës së Kampionëve me katër pikë të grumbulluara, por përballja me Chelsean do të jetë mjaftë e vështirë duke parë që londinezët kanë vendin e fundit kjo ndeshje për ta mund të jetë ‘jetë a vdekje’ për t’i mbajtur gjallë shpresat për kualifikimin në fazën e eliminimeve direkt.
