Phil Foden: Jemi në garë vetëm për top katër - NACIONALE

Phil Foden: Jemi në garë vetëm për top katër

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Phil Foden e ka pranuar se Manchester City këtë sezon mund të garojë vetëm për top katërshe.

Anglezi shënoi dygolësh në përballjen ndaj Brentfordit, por që mysafirët realizuan dy goal të vonshëm për të fituar një pikë.

City është plot 12 pikë prapa Liverpoolit dhe Foden nuk beson se mund ta fitojnë më titullin këtë edicion.

“Titulli? Ka përfunduar, sigurisht, është e kryer. E dimë, nuk jemi budallenj”.

“Duhet të synojmë top katërshen këtë sezon, është qëllimi ynë i ardhshëm dhe pastaj sigurisht Liga e Kampionëve. Prandaj ky sezon ende nuk ka mbaruar”.

“Por të jemi realist, paraqitjet nuk kanë qenë të mira mjaftueshëm për të qenë aty lartë”.

“Top katër është qëllimi ynë dhe të shohim nëse mund të fitojmë trofe të tjerë. Duhet të provojmë dhe synojmë top katërshen për t’i rregulluar gjërat”.

“Është një kthesë e papritur, duhet të shikojmë si të kthehemi në formë, jo unë, por e tërë skuadra. E dimë se si t’ia dalim”, shtoi ai.

Man City rikthehet në aksion të dielën në përballjen ndaj Ipswich Town.

Lajme të ngjashme