Dalic: Fitorja u dedikohet çlirimtarëve kroatëve – kjo është Kroacia patriote, e guximshme dhe krenare - NACIONALE

Dalic: Fitorja u dedikohet çlirimtarëve kroatëve – kjo është Kroacia patriote, e guximshme dhe krenare

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zlatko Dalic ka arritur sërish një cak madhështor me Kroacinë, duke e dërguar atë në gjysmëfinale, pasi mposhti përmes ekzekutimit të penalltive favoritin kryesor të Kupës së Botës: Brazilin. Ai u shpreh krenar me këtë të arritur.

Një komb kroat po feston dhe me plot të drejtë, pasi ia dolën që të ngadhënjejnë ndaj kombëtares parashikohej se do të ishte favoritja për ta fituar Kupën e Botës.

Pasi Kroacia arriti sërish që të dalë fitimtare përmes ekzekutimit të penalltive, Dalic u shpreh me plot emocion para popullit kroat.

“Kjo fitore shkon vetëm për popullin kroat. Çlirimtarë të Kroacisë, shijojeni. Kjo ishte për juve. Kemi nevojë për arritje të tilla dhe e gjitha është meritë e djemve. Bëmë një ndeshje të madhe nga minuta e parë deri në minutën e fundit”, tha ai.

Tutje, Dalic nënvizoi që paraqitja si kjo e sotmja tregon se çfarë populli krenar dhe patriot është Kroacia, duke mos u dorëzuar para askujt.

“Kemi eliminuar favoritin më të madh për ta fituar Botërorin. Kjo është Kroacia krenare, e guximshme dhe patriotike. Me kaq nuk mbaron kapitulli ynë. Vazhdojmë tutje”, përfundoi.

Kroacia në gjysmëfinale do të luajë me fituesen e sfidës Holandë – Argjentinë, që do të nisë pas pak me fillim në ora 20:00.

Lajme të ngjashme