Përzgjedhësi i Rumanisë rikthehet të flet për ndeshjen ndaj Kosovës: E morëm një pikë me plot meritë
Përzgjedhësi i Rumanisë, Edi Iordanescu ka bërë një analizë të ndeshjeve të qershorit, duke e vlerësuar si pikë të merituar ndaj Kosovës.
Kosovës iu zbehen gjasat tejet shumë për kualifikimin e mundshëm, pasi mori vetëm një pikë në shtëpi ndaj rumunëve, derisa më pas u mposht në udhëtim te Bjellorusia.
Për “Prosport”, Iordanescu ka deklaruar se është tejet i lumtur që Rumania doli e pamposhtur në ndeshjet e qershorit.
“Së pari, nëse do Zoti do të jemi në vendin që na kualifikon. Pas tetë viteve, kemi nevojë për kualifikim më shumë se kurrë. Gjëja më e rëndësishme janë pikët”.
“Një analizë e thellë nevojitet. Muaji qershor nuk ka qenë i lumtur për kombëtaren edhe në të kaluarën, edhe isha i paralajmëruar se në qershor nuk ia dalim mirë sepse ka gjëra të tjera që lojtarët janë të shqetësuar. Jam duke iu referuar historisë së fundmi, sidomos në kualifikueset e fundit”.
“Nuk ishte e rehatshme që të kemi tre udhëtime në katër ndeshje. Është me rëndësi që morëm rezultat pozitiv në Kosovë. Mund të them padyshim se hymë në ndeshje për tre pikë. Prisnim një lojë luftarake, përkushtim, Kosova një skuadër me aftësi më të mëdha për të luajtur një lojë sfilitëse”.
“Estetika nuk ishte në një nivel të lartë dhe as mund të ishte. Ekipi punoi për atë pikë, sakrifikoi, pashë një grup të bashkuar. Them se pikë është fituar, e merituar dhe e mirëpritur”, deklaroi ai.
Me renditjen momentale, Kosova renditet në pozitën e parafundit në grup, pesë pikë prapa Rumanisë ka tetë pikë në vendin e dytë, që të shpie në Kampionat Evropian.
Ndërkohë, lider mbetet Zvicra me 10 pikë të mbledhura, që njëkohësisht është kundërshtari i radhës në muajin shtator.
Kosova mbetet matematikisht në garë për t’u kualifikuar meqenëse kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje për t’u zhvilluar.
“Dardanët” fillimisht në shtator do të përballen me “Helvetikët” në “Fadil Vokrri”, e pastaj do të udhëtojnë për në Bukuresht ku do të përballen me Rumaninë.
