Përzgjedhësi i Rumanisë: Kosova kandidat për kualifikim, Zvicra favorite në letër
Përzgjedhësi i Rumanisë, Edi Iordanescu ka bërë të ditur se synojnë me patjetër kualifikimin në Kampionatin Evropian "Euro 2024", por e pranon se nuk do të jetë e lehtë.
Kosova është në grupin I, me kombëtare si Zvicra, Rumania, Izreali, Bjellorusia dhe Andorrën.
Për këto ndeshje, ka folur edhe përzgjedhësi i Rumanisë, Iordanescu që e vlerësoi Zvicrën si favorite.
"Mund të them se besoj që kombëtarja ka një shans, të rëndësishëm atë që të shikojë në fazën finale të turneut. Është grup i balancuar, padyshim është grup shumë më i mirë në krahasim me ata tjerët, që duken të tmerrshëm për ne".
"Kemi Zvicrën që është mësuar me finalet kohët e fundit. Është një skuadër solide, në kalkulimet në letra shihet si favorite për ta fituar grupin. Por, kjo nuk do të thotë se nuk do të provojmë shanset tona".
"Për mua prezenca në këtë është e detyrueshme, pasi që nuk do të isha më në stolin e kombëtares në fund".
Pastaj, ai komentoi edhe kundërshtarët e tjerë duke thënë se edhe Kosova dhe Bjellorusia mund të luftojnë deri në fund,
"Nuk mund të largojmë Kosovën ose Bjellorusinë nga kalkulimet për kualifikim, lëreni Izrealin, e pamë çfarë ndodhi dje (kampioni i Izrealit, Maccabi Haifa mposhti 2:0 Juventusin në Ligën e Kampionëve). Çdo kombëtare ka shanset e veta".
"Është shumë e rëndësishme për lojtarët tanë që të vazhdojnë te klubet tona dhe që kur të vinë te kombëtarja të jenë me besim".
"Në referohemi në aksion si në shtator, sinjalet nuk janë të mira. Është nivel më poshtë që nuk duhet ta lejojmë. Nëse në nëntor lajmë mirë, nënkupton që jemi në rregull. Në futboll, gjërat nuk janë të pamundura".
"Duhet ta rrisim nivelin dhe të shkojmë në Kampionatin Evropian. Nëse nuk jemi në Evropian, ti sigurisht do ta kesh dikë tjetër përpara teje", deklaroi ai.
Kujtojmë, se Kosova këtë aventurë do ta nis më 25 mars 2023, si mysafir i Izraelit, e pastaj tre ditë më vonë do ta pres Andorrën në "Fadil Vokrri".
Ndërkohë, Rumania e nis si mysafir i Andorrës para se ta zhvillojnë sfidën ndaj Bjellorusisë.