Përzgjedhësi i Kosovës përcjellë nga afër ndeshjen Ballkani – Malisheva - NACIONALE

Përzgjedhësi i Kosovës përcjellë nga afër ndeshjen Ballkani – Malisheva

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Përzgjedhësi i ri i Kosovës Franco Foda është i pranishëm në ndeshjen mes Ballkanit dhe Malishevës.

Tekniku gjerman ka vendosur të shikojë nga afër derbin kosovar, pasi raportohet se Drilon Hazrollaj i Malishevës dhe dy lojtarë të Ballkanit janë në listën e tij për miqësoret e muajit mars.

Foda është nderuar me një fanellë të kampionit të Kosovës nga presidenti Arsim Kabashi, me të cilin pozoi pak para se të niste derbi.

Lista e Fodas pritet të bëhet publike pas 10 ditëve, ku Kosova do të zhvillojë dy miqësore, duke nisur ndaj Armenisë e pastaj ‘testi’ i vërtetë kundër Hungarisë, që po kalon një super formë.

Kujtojmë, në listë thuhet se do të ketë edhe disa emra të tjerë që nuk janë ftuar më parë, si Elvis Rexhbecaj i Augsburgut.

Lajme të ngjashme