Përveç se shënoi gol të paparë, ylli i Sportingut e talli Xhakën në fund - NACIONALE

Përveç se shënoi gol të paparë, ylli i Sportingut e talli Xhakën në fund

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pedro Goncalves është tallur me Granit Xhakën, pasi Sportingu e rrëzoi Arsenalin nga Liga e Evropës duke e mundur me penallti në rrethin e 16 më të mirëve të enjten.

Goditja e Gabriel Martinellit nga pika e bardhë u prit nga portieri Adan, para se Nuno Santos ta shënonte penalltinë fituese, duke nxitur një festë të madhe në mesin e lojtarëve të Sportingut në Stadiumin Emirates.

Ishte një natë zbavitëse në Londër, me lojën që shkoi në vazhdime pas koha e rregullt përfundoi baras 1:1.

Granit Xhaka, mesfushori nga Kosova, e kishte kaluar Arsenalin në epërsi duke shënuar nga afërsia pas një topi të kthyer herët në ndeshje.

Përfaqësuesi i Zvicrës e festoi golin duke e vënë gishtin e madh në hundë dhe duke e lëvizur dorën, si dedikim për vajzën e vet të vogël që ndeshjen po e shikonte nga shtëpia.

Por Goncalves e mposhti portierin Aaron Ramsdale me një goditje prej një largësie rreth 50 metra, për ta çuar detyrimisht në vazhdime ndeshjen.

Pas triumfit 5:4 në penallti, Goncalves vendosi të tallet me Xhakën gjatë festës së skuadrës së tij për kalimin në çerekfinale të garës dytësore evropiane për klube.

Ai e kopjoi festimin e mesfushorit të Arsenalit duke iu drejtuar ekipit.

Lajme të ngjashme