Përsëritet sërish historia: Liverpool mposht Chelsean në penallti dhe fiton FA Cup - NACIONALE

Përsëritet sërish historia: Liverpool mposht Chelsean në penallti dhe fiton FA Cup

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Liverpool ka fituar trofeun e dytë këtë edicion, ku pas EFL Cup, ditën e shtunë, fituan edhe FA Cup.

Gjëja më interesante është se “Reds” triumfuan në finale sërish ndaj Chelseas dhe prapë u treguan më të mirë në 11-metërsha, pasi nuk kishte asnjë gol gjatë kohës së rregullt.

Pas 120 minutave lojë rezultati ishte 0:0 dhe nga pika e bardhë, Liverpool triumfoi me rezultat 5:6.

Liverpool e nisi për mrekulli me Luis Diaz që kishte një mundësi të shkëlqyeshme pas nëntë minutave takim, por goditjen e tij e ndali Mendy.

Pas kësaj, Chelsea nisi të ndërtojë aksione duke rrezikuar disa herë me Christian Pulisic dhe Marco Alonsos, që gjithashtu nuk ishin të suksesshme.

Romelu Lukaku gjithashtu kishte një rast të artë nga afërsia, por goditja e tij përfundoi mbi portë.

Ndeshja shumë e hapur, vazhdoi edhe gjatë pjesës së dytë, me dy skuadrat angleze që kishin shumë aksione, por që gjithashtu nuk i finalizuan rastet e shumta.

Kësisoj, meqenëse nuk kishte asnjë gol gjatë kohës së rregullt, ndeshja shkoi në dy vazhdime nga 15 minuta.

Chelsea sërish kishte mundësitë më të mira edhe në kohën shtesë, por edhe Liverpool rrezikoi disa herë, mirëpo pritjet e Mendyt dhe Alisson ishin të jashtëzakonshme duke mos pranuar asnjë gol.

Kështu, e njëjta situatë u përsërit si në finalen e EFL Cup, ku fituesi u caktua në 11-metërsha, me Liverpoolin që u tregua sërish më i saktë.

Rezultati në përgjithësi ishte i ngushtë, me Liverpool që doli fitues me rezultat 5:6 në sfidën e zhvilluar në “Wembley”.

Kapiteni Cesar Azpilicueta dhe talenti i skuadrës, Mason Mount ishin fytyra tragjike për tifozët londinez, ku nuk u treguan të saktë nga pika e bardhë.

Ndërkohë, lojtarët e tjerë si Marco Alonso, Reece James, Roos Barkley, Jorginho dhe Hakim Ziyech te Chelsea ishin të saktë, njësoi si James Milner, Thiago Alcantara, Roberto Firmino, Alexander-Arnold, Diogo Jota dhe Tsmikas, ndërsa gjuajtjen e Sadio Mane e pati ndalur Edouard Mendy.

Kështu, për Liverpoolin ky është trofeu i dytë për këtë sezon dhe mbesin në garë edhe për dy trofe të tjerë, gjë që synojnë ta kompletojnë këtë edicion dhe që nuk është arritur nga askush më parë.

Liverpool mbetet matematikisht në garë për Premierligë, me dy xhiro të mbetura deri në fundin e sezonit, kurse do takohen me Real Madridin në finalen e Ligës së Kampionëve.

Lajme të ngjashme