Përsëritet historia: Zvicra në një grup me Serbinë në Kupën e Botës 2022 - NACIONALE

Përsëritet historia: Zvicra në një grup me Serbinë në Kupën e Botës 2022

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Zvicra e shqiptarëve do ketë sërish punë me Serbinë në kuadër të fazës grupore për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Para pak minutave është hedhur shorti i plotë për fazën grupore të Kupës së Botës, me grupin G, që rezultoi të jetë më i vështiri, përndryshe i njohur si ‘grupi i vdekjes’.

Në atë grup, përpos Zvicrës dhe Serbisë, ndodhen edhe dy kombëtare të tjera të mëdha, si Brazili dhe Kameruni.

Zvicra - kundërshtar shumë i njohur për Serbinë

Zvicra ishte përballur në Kupën e Botës të vitit 2018 ndaj Serbisë, ku shënoi fitore si mysafirë falë dy golave të shqiptarëve Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Në atë ndeshje, serbët kaluan në epërsi të parët (5'), por në pjesën e dytë me dy golat nga Xhaka dhe Shaqiri u heshtën të gjithë tifozët vendas.

Granit Xhaka fillimisht realizoi një eurogol nga distanca duke festuar pastaj me shqiponjë midis stadiumit rus "Kaliningrad".

Ndërsa, në minutën e fundit të ndeshjes, Xherdan Shaqiri, atëherë lojtar i Liverpoolit pranoi një top të gjatë dhe në mënyrë fenomenale e dërgoi topin në rrjetë, ku pastaj ndjeku shembullin e Xhakës për të festuar me shqiponjë gjithashtu.

Për këto festime të dy lojtarët shqiptarë u dënuan nga FIFA me nga 10 mijë euro për sosh, gjë të cilën e konfirmoi muaj më parë mesfushori i Arsenalit sa ishte drejtpërdrejt në "TikTok".

Kujtojmë, se përpos kësaj dyshe, në atë ndeshje minuta zhvilluan edhe dy shqiptarë të tjerë, si Blerim Xhemajli dhe Valon Behrami.

Tani, mbetet të shihet në ndeshjen e radhës në rast që do përsëritet sërish historia dhe ndonjëri nga shqiptarët të shënojë sërish në portën e Serbisë, e pse jo edhe të festojë pastaj me shqiponjë.

Ndërkohë, grupet e tjera ishin kështu:

Grupi A: Katar, Ekuador, Senegal, Holanda

Grupi B: Angli, Iran, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, "European Play-off"

Grupi C: Argjentinë, Arabi Saudite, Meksikë, Poloni

Grupi D: Francë, "Ic-Play-off 1", Danimarkë, Tunizi

Grupi E: Spanjë, "Ic-Play-off 2", Gjermani, Japoni

Grupi F: Belgjikë, Kanada, Maroku, Kroaci

Grupi G: Brazil, Serbi, Zvicër, Kameruni

Grupi H: Portugali, Gana, Uruguai, Republika e Koresë

Lajme të ngjashme