Përplasje te Roma, lojtarët kërkojnë më shumë ide taktike nga Mourinho - NACIONALE

Përplasje te Roma, lojtarët kërkojnë më shumë ide taktike nga Mourinho

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një grup i lojtarëve dhe trajneri Jose Mourinho kanë pasur një përplasje të madhe në dhomën e zhveshjes pas humbjes nga AC Milani.

“Romakët” u mposhten nga “Rossonerët” me rezultat 2:1, që nënkupton se kanë vetëm një pikë në tre xhirot e para.

Mourinho që nuk ishte në fushë në dy ndeshjet e para shkaku i suspendimit, u rikthye në humbjen e të premtes në “Olimpico”.

Sidoqoftë, tekniku portugez refuzoi të flet për media pas humbjes dhe “Radio Radio” insiston se e tëra ka ndodhur shkaku i një situatë mjaftë të tensionuar në dhomën e zhveshjes.

Raporti shton se nuk ishte vetëm sulm i Mourinhos ndaj lojtarëve, por që grupi iu kundërpërgjigj duke kërkuar më shumë përmirësim në aspektin taktik në mënyrë që të rritet stili i lojës.

Mourinho thuhet se nuk ka qenë aspak i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve ndaj Milanit sidomos në pjesën e parë duke kërkuar që mos të varen gjithnjë nga Paulo Dybala, me një grup të lojtarëve që s’janë pajtuar në këtë aspekt.

Paulo Dybala dhe Renato Sanches ishin të lënduar, derisa Romelu Lukaku debutoi në pjesën e dytë.

Këtë edicion, Roma përpos Milanit është mposhtur edhe nga Hellas Verona, derisa kanë barazuar me Salernitanan.

Lajme të ngjashme