Përmbledhja e bujshme e Mane në debutim me Bayernin, tregon se ai po e shijon jetën në Gjermani - NACIONALE

Përmbledhja e bujshme e Mane në debutim me Bayernin, tregon se ai po e shijon jetën në Gjermani

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sadio Mane duket se po kalon kohën e jetës te Bayern Munichu.

Pas një sezoni sensacional me Liverpoolin, ku ai flirtoi me katërpletën, pak e kishin paramenduar atë në fanellën e bavarezëve në Mynih.

Sidoqoftë, sa më shumë e shohim Manen duke shijuar startin e jetës në "Allianz Arena", aq më shumë ka kuptim, me Bayernin dhe Liverpoolin që kanë shumë të përbashkëta si klube futbolli.

Mane fillon aventurën në Bayern

Derisa, po, ato kanë dallime në shumë aspekte, fakti që ka rëndësi është se të dy klubet vijnë nga qytete me fan bazë të madhe e traditë futbolli.

Dhe ju vërtetë e keni atë ndjesinë se Mane e ushqen këtë lloj energjie, pavarësisht a bëhet fjalë për këngën 'You'll Never Walk Alone', apo me ultrasit e Bayernit që e bëjnë veten të dëgjuar nëpër tërë stadiumin.

Në fakt, kjo ishte e qartë në debutimin e Manes në Bundesligë, të premten, derisa shënoi gol në një ndeshje frymëndalëse që përfundoi 6-1, në dëm të fitueses së Ligës së Evropës, Eintracht Frankfurt, në 'Deutsche Bank Park'.

Mane debuton në Bundesligë


Në atë që u duk të jetë një start drithërues i Bayernit në ligë, kampioni gjerman shënoi plot gjastë herë, përmes Jamal Musiala (2), Joshua Kimmich, Serge Gnabry, Benjamin Pavard dhe vet Mane.

Dhe, derisa dashuria që Mane shfaqi për fansat e Bayernit pas ndeshjes mund të ketë rrëmbyer kryetitujt pas ndeshjes, mos të harrojmë edhe paraqitjen e tij në fushë, sepse mund të jetë indikacion i asaj që na pret në vazhdim.

Kjo pasi përmbledhja individuale e Mane nga ndeshje me Frankfurtin tregon se ai qysh tash po e shijon jetën si lojtar i Bayernit.

Paraqitja e Mane kundër Frankfurtit

Lajme të ngjashme