Përleshja në tunel, një fund i shëmtuar i triumfit të Manchester Cityt kundër Atletico Madridit
Pep Guardiola pretendoi se kurrë nuk e kishte kritikuar stilin e lojës së Atletico Madridit, pas një nate të tensionuar dhe të inatosur që përfundoi me Manchester Cityn duke e ruajtur me vuajtje epërsinë e një goli për ta arritur gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve dhe me një përleshje në tunel.
Por Diego Simeone, trajneri i Atleticos, nuk e bleu shpjegimin e Guardiolës, duke këmbëngulur: “Ne nuk jemi aq budallenj”.
Koke, kapiteni i Atleticos, i akuzoi lojtarët e Cityt se “u shtrinë në tokë dhe humbën kohë”, tamam siç akuzohej edhe Atletico, diçka që më vonë u pranua nga mesfushori Rodri, i cili nënvizoi se “gjithçka është e lejueshme në futboll”, por këmbënguli se ndodhi “vetëm në 10 minutat e fundit të ndeshjes”.
Një përleshje e madhe ndodhi në korner pak para përfundimit të ndeshjes. Simeone e mohoi se e kishte duartrokitur me ironi stolin e Cityt, duke këmbëngulur se po i duartrokiste tifozët.

Telashe pati edhe në tunel, me policinë që u detyrua të ndërhyrje. Stefan Savic dhe Jack Grealish u kacafytën në fushë dhe Sime Vrsaljkon duhej ta frenonin shokët e skuadrës në tunel derisa po hidhte diçka dhe po pështynte stafin e Cityt.
Footage of Atletico Madrid and Manchester City players in the tunnel after... 😳 pic.twitter.com/K7RSUVcXxu
— SPORTbible (@sportbible) April 13, 2022
I pyetur për këto, Guardiola u përgjigj: “Nuk kam asgjë për të thënë”. Simeone tha se nuk kishte qenë i pranishëm aty dhe nuk kishte parë asgjë. Trajneri i Cityt u përgjigj, megjithatë, ndaj sugjerimeve se ishte ironike se si ai e kishte përdorur taktikën për të cilën lojtarët e Atleticos akuzoheshin, duke këmbëngulur se ato akuza nuk ishin bërë nga ai.
Në fund të pjesës së parë Guardiola kishte theksuar se “që prej para historisë” zor që ke mundur të përballesh me një ekip që mbrohet kaq mbrapa me dy vija të mbrojtës me nga pesë futbollistë, fjalë që u interpretuan si kritikë nga shumë në Spanjë, mbase përfshirë edhe nga vetë Simeone.
I pyetur nëse Guardiola kishte treguar mungesë respekti, Simeone tha: “Nuk kam përse të jap mendim për diçka qoftë të mirë apo të keqe që e thotë dikush për ne. Shpesh, ata që janë shumë bindës janë shumë inteligjentë dhe të lavdërojnë në mënyrë ta pavlefshme. Por ne që jemi më pak bindës, nuk jemi budallenj”.

Në fund, City duhej të mbahej dhe ta ruante epërsinë 1:0 nga ndeshja e parë dhe e bëri këtë duke kërkuar të humbasë kohë. “Nuk kishim zgjidhje tjetër. Atletico ishte plotësisht e shkëlqyer. Nuk më pëlqen të luaj kështu aspak, por ky ekip [Atletico] kur luan kështu me tifozët mbrapa vetes është plotësisht i pandalshëm.”
“Mos gaboni, unë kurrë s’e kam kritikuar Atleticon”, këmbënguli trajneri spanjoll.