Përgjigja brutale e Erling Haalandit kur Martin Odegaard i tha të transferohej tek Arsenali - NACIONALE

Përgjigja brutale e Erling Haalandit kur Martin Odegaard i tha të transferohej tek Arsenali

1 vit më parë

nga NACIONALE

Martin Odegaard thotë se Erling Haaland qeshi kur ai i kërkoi t'i bashkohej Arsenalit.

Fansat e 'Topçinjëve' ishin në ekstazë më herët këtë vit, kur u publikua një foto e Haalandit të ri me fanellë të Arsenalit.

Në fund, norvegjezi iu bashkua Manchester Cityt për 60 milionë euro nga Borussia Dortmund - por jo para se bashkëkombasi i tij të provonte të influenconte vendimin e tij.

Odegaard pranoi se u mundua ta sillte Haalandin në veri të Londrës.

Mesfushori zbuloi se flet me Haalandin çdo ditë, dhe mendon se 22-vjeçari do të shpërthejë te City këtë sezon.

"Flasim çdo ditë. Kemi një grup në 'Snapchat' me disa prej djelmoshave të Kombëtares. Ai është djalosh fantastik, lojtar i madh",
u shpreh Odegaard fillimisht.

"Fatkeqësisht për ne, do të jetë një lojtar i madh dhe do të shënojë gola! I uroj gjithë të mirat... përveç kur luan kundër neve".


Duke folur rreth rastit kur u mundua ta joshte Haalandin në 'Etihad', i njëjti u shpreh: "Po, u mundova!

"Kur fansat e Arsenalit po postonin foto të tij dhe meje në fanellë, ia dërgova, e dini? Po punoja por fatkeqësisht, nuk mjaftoi!

"Ai thjesht qeshi. Është djalosh qesharak".


Sidoqoftë, Arsenalit nuk i mungoi shumë Haalandi të premten mbrëma, derisa filloi sezonin në Premier Ligë me një fitore 2-0 kundër Crystal Palace.

Skuadra e Mikel Artetas u duk impresive, derisa me lehtësi kreu punë në 'Selhurst Park'.

Ndërkohë, Haaland filloi karrierën te City po ashtu në mënyrë impresive - shënoi në miqësore parasezone kundër Bayern Munichut.

Mirëpo, norvegjezi nuk gjeti rrjetën në paraqitjen e parë kompetitive për skuadrën e Pep Guardiolës.

Lajme të ngjashme