Përfundon xhiroja e fundit në Superligën e Kosovës | Gjilani në Evropë, Ferizaj në play-off e Trepça'89 në Ligën e Parë - NACIONALE

Përfundon xhiroja e fundit në Superligën e Kosovës | Gjilani në Evropë, Ferizaj në play-off e Trepça'89 në Ligën e Parë

10 muaj më parë

nga Vivianit Gërguri

Me xhiron e fundit të zhvilluar sot, ka përfunduar sezoni 2022/23 në Superligën e Kosovës, ku ndeshjet e zhvilluara ishin vendimtare për katër skuadra. Gjilani barazoi me Ballkanin për të kapur vendin e fundit që dërgon në gara evropiane, Ferizaj fitoi 2:1 ndaj Dukagjinin për të mbetur akoma në garë përmes play-offit, ndërsa Trepça’89 edhe pse përmbysi mrekullisht rezultatin duke mposhtur Prishtinën 2:1, nga sezoni i ardhshëm do të bëjë gara në Ligën e Parë.

Dukagjini nuk arriti të kap një vend për gara evropiane edhe pse bëri një sezon shumë të mirë, duke përfunduar në pozitën e katërt.

Ferizaj – Dukagjini

Ferizaj ka arritur ta sigurojë play-offin duke shënuar një fitore të vonshme ndaj Dukagjinit me rezultat 2:1.

Ishte Bujar Shabani që shënoi në minutën e 14-të për 1:0, ndërsa Oto John barazoi në minutën e 82-të.

Astrit Fazliu shënoi gol në minutën e 104-të për Ferizajn, duke ia siguruar edhe një shansë skuadrës së tij.

Kështu ferizajasit do të takohen me Lirinë në ndeshjen, se cila skuadër të qëndrojë në Superligë.

Trepça’89 – Prishtina

Mitrovicasit mrekullisht kanë përmbysur rezultatin në 2:1 ndaj Prishtinës, por prapë nuk ia dolën ta siguronin barazhin pasi Ferizaji triumfoi ndaj Dukagjinit të Klinës,

Goli për Prishtinën u shënua nga Leotrim Kryeziu në minutën e 39-të, ndërsa Rilind Nimani barazoi në minutën e 85-të.

Për fitoren e madhe shënoi Fazliu në kohën shtesë, por ishte e pamjaftueshme, dhe mitrovicasit do të luajnë në Ligën e Parë në sezonin e ardhshëm.

Kryeqytetasit ndonëse nuk arritën përmes Superligës, ata do ta kenë mundësinë më 5 qershor ta arrijnë Evropën, ku në finale të Kupës së Kosovës përballet me Gjilanin.

Gjilani – Ballkani

Gjilani ishte si vendas, por me marrëveshje ndeshja u zhvillua në Suharekë, dhe përfundoi me rezultat të kënaqshëm për ‘vendasit’.

Ballkani veçse ishte shpallur kampion dhe kjo ndeshje nuk kishte ndonjë rëndësi për ta, ndërsa Skifterët me vetëm një pikë nga ky takim do ta siguronin vendin për gara evropiane dhe kështu ndodhi. Takimi përfundoi 0:0 në Suharekë.

Në takimet tjera, Drenica u mposht nga Drita me rezultat 3:1, ndërsa Malisheva fitoi 3:2 ndaj Llapit, me skuadrat që nuk pretendonin asgjë.

Renditja përfundimtare në Superligën e Kosovës për sezonin 2022/23 është kjo:

Lajme të ngjashme