Përfundon saga Durant – Nets, ylli amerikan qëndron në skuadër - NACIONALE

Përfundon saga Durant – Nets, ylli amerikan qëndron në skuadër

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ka përfunduar gjithçka rreth historisë së gjatë gati dy mujore rreth largimit të Kevin Durant nga Brooklyn Nets. Ylli i NBA-ja ka vendosur që të qëndrojë në skuadër, pas një takimi të mbajtur me të gjitha palët.

Në rreth 55 ditë, Kevin Durant arriti të na befasojë disa herë. Ai fillimisht befasoi më 30 qershor kur kërkoi një shkëmbim nga Brooklyn Nets pavarësisht se kishte nënshkruar një zgjatje katërvjeçare në vitin 2021.

Kevin Durant Nets news prompts hilarious, shocked NBA Twitter response | RSN

Rreth dy javë më parë, Durant u takua me pronarin e ekipit, Joe Tsai dhe tha se do të qëndronte nëse menaxheri i përgjithshëm Sean Marks dhe trajneri Steve Nash do të shkarkoheshin. Tsai më pastaj shkroi në Twitter se ekipi po mbështeste Marks dhe Nash, duke treguar një shenjë solidariteti me njerëzit që Durant tha se duhej të largoheshin që ai të qëndronte në skuadër.

Këtë të martë, në një deklaratë të përbashkët midis Nets dhe kompanisë së prodhimit të Durant, The Boardroom, të dy palët njoftuan:

“Ne kemi rënë dakord të ecim përpara me partneritetin tonë. Ne jemi duke u fokusuar në basketboll, me një qëllim kolektiv në mendje: të ndërtojmë një skuadër të qëndrueshme për të sjellë një titull kampioni në Brooklyn.”

Kjo ishte një kthesë e madhe pas një vere plot thashetheme, shumë nënkuptime dhe shumë pak aksion.

Nets po kërkonin gjithçka në këmbim kur bëhej fjalë për largimin e Durant. Duke iu kërkuar skuadrave lojtarët e draftit të raundit të parë, shkëmbimin me lojtarët më të mirë, lojtarët më të mirë të rinj dhe çdo All-Star 25 vjeç, krejt kjo për Hall-of-Famerin e ardhshëm të NBA-ja. Jo shumë ishin të gatshme të ofronin diçka të tillë, për marrjen e Kevin Durantit në radhët e tyre.

Dude Is Such a Baby": NBA Fans Rip Apart Ben Simmons After He Hung Kevin Durant and Kyrie Irving Out to Dry, Despite Being Fit - EssentiallySports

Kyrie Irving dhe Ben Simmons nuk donin të luanin në një ekip që nuk e kishte më Durantin në listë. Sigurisht, një tregti do të nënkuptonte prurjen e shumë lojtarëve, që medoemos do të kishe lojtarë të mirë. Megjithatë, nuk do të përputhej kurrë me talentin dhe praninë e Durantit. Simmons duke qenë në një ekip pa Durant do të kishte bërë një presion të çmendur mbi skuadrën, pasi një largim largimi i Durant nënkuptonte një Irving më pak serioz, Simmons ndoshta nuk do të donte që kjo situatë të përfundonte kështu.

Skuadra e Brooklyn për sezonin e ri

Brooklyn Nets, Kevin Durant agree to move forward with no trade - UPI.com

Durant dhe Irving do të kthehen. Ben Simmons, pritet të jetë i gatshëm për Brooklyn me lojtarin që u shkëmbye kur James Harden kërkoi dhe mori një shkëmbim te Philadelphia 76ers, ai pritet të jetë i shëndetshëm, si mendërisht ashtu edhe fizikisht. Joe Harris do të rikthehet pasi humbi pjesën më të madhe të sezonit të kaluar për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës. Ish-ylli i Utah Jazz, Royce O'Neale duhet të mbushë boshllëkun nga largimi i Bruce Brown, ndërsa ish-lojtari i Indiana Pacers, T.J. Warren mund të jap më shumë ndihmë me shënime nëse do të jetë i shëndetshëm gjatë sezonit.

Lajme të ngjashme