Përfundon pjesa e parë, Kosova në epërsi ndaj Lituanisë
Kombëtarja e Kosovës e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Lituanisë.
Dardanët po përballen me lituanezët në kuadër të grupit C në Ligën e Kombeve, të xhiros së tretë, në Kaunas.
Skuadra e Franco Fodës ka qenë skuadra më e mirë gjatë 45 minutave të para, madje duke shënuar një herë.
Goli i vetëm në këtë pjesë u shënua në minutën e 20-të. Kombinime të bukura në mes të Florent Muslijës dhe Edon Zhegrovës, bënë që ky i fundit të shënonte gol të bukur për 1:0.
20' | EDON ZHEGROVA IS HIM! 🔥
— Kosovar Football 🇽🇰 (@KosovarFootball) October 12, 2024
🇽🇰1-0🇱🇹#LTUKOS | #UNL
pic.twitter.com/5fruLlB01f
Lituania arriti të shënonte më vonë, por goli u anulua për pozitë jashtë lojë, diçka që u konfirmua edhe nga VAR.
Deri në përfundim të pjesës së parë nuk pati më ndryshim në rezultat dhe Kosova shkon në pushim me epërsi minimale 1:0.