"Përballja ndaj Manchester Cityt duhet të jetë respektuese" - NACIONALE

"Përballja ndaj Manchester Cityt duhet të jetë respektuese"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Asistenti i Liverpoolit, Pep Lijnders thotë se rivaliteti me Manchester Cityn duhet të mbetet respektues derisa përgatiten për përballjen në "Carabao Cup".

"Reds" do të udhëtojnë në "Etihad Stadium" të enjten për përballjen ndaj "Qytetarëve" në kuadër të ndeshjes së parë zyrtare që pas Kupës së Botës.

Sidoqoftë, Lijnders thotë se duhet të ketë respekt në ëktë takim.

“Ne kemi nevojë për emocione nga tribunat dhe duhet të ndjejmë rëndësinë e këtyre ndeshjeve”.

"Problemi i vetëm me emocionet është kur nuk ka respekt. Atëherë bëhet vërtet e vështirë."

Trajneri i Cityt, Pep Guardiola kishte deklaruar se atij iu hodhën monedha gjatë ndeshjes së tetorit në Premierligë në “Anfield”.

Guardiola kërkoi falje pasi tifozët e Manchester City brohoritën për tragjeditë e stadiumeve të futbollit Hillsborough dhe Heysel gjatë lojës, pavarësisht se nuk i dëgjoi vetë.

Është ndeshja e parë konkurruese për çdo ekip pas pushimit të futbollit anglez për Kupën e Botës.

Kapiteni i Holandës, Virgil van Dijk dhe qendërmbrojtësi i Francës, Ibrahima Konate nuk pritet të paraqiten, megjithëse në vijën e parë të tyre do të përfshihen Mohamed Salah dhe Roberto Firmino, të cilët nuk ishin në Kupën e Botës.

Skuadra e Cityt është gjithashtu e ndikuar, me “Qytetarët” që kanë pasur 16 lojtarë jashtë në Katar, që ishte më së shumti nga çdo skuadër.

Rodri, Aymeric Laporte, Nathan Ake dhe Manuel Akanji janë rikthyer në stërvitje vetëm prej disa ditësh, ndërsa ata të përfshirë me Anglinë dhe Portugalinë do të kthehen javën e ardhshme.

Guardiola, megjithatë, mendon se ata që ishin në turne mund të kenë një avantazh.

“Kam një ndjenjë që lojtarët në Kupën e Botës janë në një gjendje më të mirë se lojtarët që ishin këtu. Sergio [Gomez], Erling [Haaland], Riyad [Mahrez], Cole [Palmer], u munguan pak.

“E nesërmja është e rëndësishme që lojtarët që nuk janë në Kupën e Botës të rifitojnë ritmin”.

Lajme të ngjashme