Përballja mes Feronikelit 74 dhe Ballkanit nuk zhvillohet në fundjavë - NACIONALE

Përballja mes Feronikelit 74 dhe Ballkanit nuk zhvillohet në fundjavë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Përballja mes Feronikelit 74 dhe Ballkanit e paraparë të zhvillohej këtë fundjavë është riplanifikuar për shkak të ndodhive të fundit.

Feronikeli 74 dje njoftoi për tërheqjen nga elita e futbollit kosovar, por pa kaluar 24 orë ky vendim mori kthesë.

Kryesia vendosi që të vazhdonin garat dhe si rrjedhojë të zhvilloheshin ndeshjet sipas kalendarit të garave.

Tri herë kampioni i Kosovës, Feronikeli 74, e kishte të planifikuar ndeshjen ndaj kampionit në fuqi, Ballkanit, për ditën e nesërme (e shtunë), por përballja do të zhvillohet të hënën.

Me fillim nga ora 13:00 më datë 4 nëntor në stadiumin Rexhep Rexhepi, të dy skuadrat takohen në kuadër të javës së 12-të të Superligës së Kosovës.

Lajme të ngjashme