Përballja e parë në EURO 2024 pa gola, Holanda barazon me Francën - NACIONALE

Përballja e parë në EURO 2024 pa gola, Holanda barazon me Francën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ndonëse njihen për futbollin sulmues, Kombëtarja e Holandës dhe ajo e Francës, kanë barazuar pa gola. Kjo ishte përballja e parë në këtë Evropian, në të cilën nuk u shënua asnjë gol.

Edhe pse me barazim, ashtu si Holanda edhe Franca janë me një këmbë në 1/8 e finales, pasi kanë grumbulluar tashmë katër pikë në dy xhirot e zhvilluara.

Takimi i sotëm u zhvillua në Leipzig Stadium, dhe u gjykua nga anglezi Anthony Taylor.

Holanda ishte për një nuancë më e mirë në pjesën e parë të takimit, duke pasur raste më shumë për gol, por të dy portierët bënë pritje vendimtare, që 45 minuta të mbyllen me barazim.

45 minutat në vazhdim dhanë më pak për shikuesit. Shumë taktizime, e pak raste të krijuara për gol nga të dy kombëtaret.

Franca pati një rast shumë të mirë shënimi, e vetmja goditje në drejtim të portës për skuadrën e Deschamps në pjesën e dytë, por gjuajtja e dobët e Griezmann u devijua nga portieri holandez.

'Tulipanët' arritën të shënonin një gol me anë të Xavi Simons, por pas një rishikimi të gjatë nga VAR, u vendos që Denzel Dumfries kishte qenë aktiv gjatë aksionit nga pozita jashtë loje, dhe rezultati mbeti i njëjti.

Netherlands disallowed goal against France 69'
byu/PSGAcademy insoccer

Deri në fund të takimit nuk pati asnjë gol të shënuar, kështu për t'u bërë ndeshja e parë në këtë Kampionat Evropian pa asnjë gol të shënuar në 90 minuta lojë.

Pas përfundit të rrethit të dytë në grupin D, Holanda mbetet në vendin e parë me katër pikë, aq sa ka edhe Franca. Në vendin e tretë është Austria me tre pikë, ndërsa Polonia e fundit me 0 pikë.

Xhiroja e fundit në grupin D zhvillohet më 25 qershor, ku Franca takohet me Poloninë, ndërsa Holanda me Austrinë, me të dy përballjet që fillojnë në ora 18:00.

Lajme të ngjashme