Përfundon pjesa e parë në Leipzig Stadium, pa gola mes Holandës e Francës
Ka përfunduar pjesa e parë e takimit mes Holandës e Francës në Leipzig Stadium, me rezultatin 0:0.
Të dy skuadrat fituan në ndeshjet e para të grupit D, ndërsa sot ato janë të vetdijshme se cila t'i marrë tre pikët kualifikohet në 1/8 e finales pa e zhvilluar edhe ndeshjen e tretë.
Franca pati posedimin e topit në 45 minutat e para, por goditje në drejtim të portës kishte Holanda më shumë, me portierin e Milanit, Mike Maignan, që bëri intervenime të bukura, për të mbajtur portën e paprekur.
Mike Maignan save vs. Netherlands 1'
byu/Ryponagar insoccer
Edhe 'Gjelat' rrezikuan, ku rasti më të mirë kishte Antoine Griezmann, por nuk arriti ta godiste topin fare, ndërsa dy minuta pranë përfundimit të pjesës së parë portieri Verbruggen ishte në vend, kur Rabiot rrezikoi.
Adrien Rabiot and Antoine Griezmann chances vs. Netherlands 14'
byu/Ryponagar insoccer
Kështu, 45 minuta përfunduan pa gola, me portierët e dy skuadrave që ishin vendimtarë deri më tani.