Pep Guardiola thotë se Man United është në garën për titull
Trajneri Pep Guardiola insiston se është e rrezikshme ta largojnë Manchester Unitedin nga gara për titullin e Premierligës.
"Djajtë e Kuq" po kalojnë formë fantastike në kampionatin anglez ku së fundmi kanë fituar edhe Carabao Cup, duke mposhtur në finale Newcastle Unitedin.
Pas fitores ndaj Newcastle, Guardiola deklaroi se edhe Man United është rikthyer dhe janë në garën për titull.
"Ata janë rikthyer. Disa njerëz janë të lumtur me këtë, herët apo vonë do të ndodhte".
"Thashë para dy apo tre muajve se Man United është rikthyer. Për shumë arsye, gjuha e trupit vërehet kur festojnë golat, si vrapojnë për njëri-tjetrin kjo në të kaluarën na ka qenë".
"E ndjen se ky është Man Unitedi. Herët apo vonë do të ktheheshin. Gjëja më e çuditshme në shtatë apo tetë vitet e fundit është që ata nuk ishin aty. Kjo ishte befasia kur mbërrita këtu para shtatë viteve".
Man Unitedin e pret një sfidë tejet e vështirë të dielën, pasi përballen me rivalin e përbetuar Liverpool. Sidoqoftë, trajneri Erik ten Hag është optimist se do t'i arkëtojnë pikët e plota.
"E dimë që do të jetë vështirë, duhet të vuajmë dhe të sakrifikojmë shumë që të marrim rezultat të mirë".
"Mendoj se skuadra jonë, mentaliteti në përgjithësi është shumë i mirë. Mendoj se kemi shumë liderë që kanë vendosur standarde, që kontrollojnë nëse është e nevojshme".
"Mendoj se jemi shumë të lumtur më këtë proces por mund të bëhet gjithnjë më mirë", deklaroi ai.
Përballja mes “Reds” dhe “Djajve të Kuq” zhvillohet në “Anfield” me rezultat 17:30.