Pep Guardiola: Sot përballemi me 11 lojtarë, jo me historinë e Bayernit
Pep Guardiola thotë se Manchester City do të përballet me 11 lojtarë e jo me historinë e Bayern Munich, në ndeshjen e kthimit çerekfinale në Ligën e Kampionëve sonte në Munih.
Bayerni dhe City do të takohen në Allianz Arena në mbrëmje, me anglezët që mbajnë një epërsi prej 3:0 nga ndeshja e parë në Mançester.
Por Guardiola tha para ndeshjes se Bayerni, i cili e ka fituar gjashtë herë kë të trofe, do të jetë kërcënim për skuadrën e tij në shtëpinë e vet.
“Ne nuk luajmë kundër asaj që kanë arritur ata, por të kesh diçka të tillë është diçka e veçantë”, tha Guardiola.
City ende nuk e ka fituar asnjëherë Ligën e Kampionëve, pasi humbi 2021 në finalen e vitit 2021 kundër Chelseat të Thomas Tuchel dhe u mposht në gjysmëfinale të sezonit të kaluar nga Real Madridi me një rikthim të jashtë zakonshëm.
“Është mirë të udhëtosh përreth dhe të luash kundër kundërshtarëve të tillë, është mirë të jesh këtu dhe të tentosh të arrish diçka të jashtëzakonshme dhe të shkosh në gjysmëfinale”, nënvizoi ai.
Spanjolli, i cili ishte trajner i Bayernit për tri vite para se ta merrte drejtimin e City më 2016 dhe ta udhëhiqte atë drejt katër titujve në Premierligë, dëshiron që skuadra e vet ta ndëshkojë edhe më shumë Bayernin, pas paraqitjes së shkëlqyer në ndeshjen e parë në Mançester.
“Ne duhet patjetër të përqendrohemi në atë që duhet ta bëjmë për ta kontrolluar lojën, për t’i ndëshkuar ata, për ta fituar lojën edhe në Munih kundër njërës prej ekipeve më historike në këtë garë”, shtoi ai.