Pep Guardiola shpjegon arsyen pse e la në stol Kyle Walkerin - NACIONALE

Pep Guardiola shpjegon arsyen pse e la në stol Kyle Walkerin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi Kyle Walker u la në stol në finalen e Ligës së Kampionëve me trajnerin Pep Guardiola që vendosi të bëjë dy ndryshime nga ajo 11-she e FA Cupit.

Walker që ishte titullar në gjysmëfinale dhe bëri dy super paraqitje u zëvendësua nga Nathan Ake.

Guardiola ka shpjeguar se arsyeja pse 33-vjeçari u la në stol ishte zgjedhje taktike dhe jo nga ai lëndim që pësoi në fillim të javës.

Ai mund të ishte aty (në formacion). Ishte vërtetë shumë vështirë sepse Kyle është shumë i rëndësishëm për ne”.

Por mënyra si duam të mbrohemi dhe sulmojmë, na duhet një tjetër lojtar, kjo është arsyeja e vetme pse”, deklaroi shkurtimisht ai.

Ndërkohë, ndryshimi tjetër është ai i portierit me Ederson që u rikthye në 11-shen bazë pasi qëndroi në stol në fitoren ndaj Man Unitedit.

Kujtojmë, formacionet zyrtare ishin këto:

Man City: Ederson; Ake, Dias, Akanji; Stones, Rodri; De Bruyne, Gundogan, Grealish, Silva; Haaland.

Inter: Onana; Darmian, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Çalhanoglu, Dimarco; Martinez, Dzeko.

Në rast të fitores, Man City do të bëhet skuadra e dytë angleze në histori që e fiton tripletën pas Man Unitedit.

Lajme të ngjashme