Pep Guardiola: Man City mund të përmirësohet
Trajneri Pep Guardiola thotë se Manchester City mund të përmirësohet në shumë aspekte, pas fitores 5:3 ndaj Yakohama F Marinos në Tokio.
Klubi anglez triumfoi me rikthim 5:3 për ta regjistruar fitoren e parë në këto miqësore.
Pas ndeshjes, tekniku katalunas deklaroi se Man City ende mund të përmirësohet.
“Takohama luajti vërtetë mirë, është mirë edhe për ne. Shumë gjëra mund të përmirësohen, sigurisht dhe askush s’është i lënduar kjo është e rëndësishme”.
“Ishte një test i mirë sepse nuk kishim përgatitjet e mjaftueshme. Tani duhet të pushojmë dhe të përgatitemi për Bayern Munichun”.
Guardiola tutje komentoi edhe formën e Erling Haalandin, për të cilin deklaroi se është edhe më mirë në krahasim me vitin e kaluar.
“Krahasuar me sezonin e kaluar është më në formë. Është shumë më mirë se në sezonin e kaluar kur arriti”.
“Do të donim të ishte si në sezonin e kaluar. Ai nuk është lënduar që është mirë, por është ende mbrapa si të gjithë të tjerët”.
“Ai e di çfarë duhet të bëjë, e njohim dhe në disa javë do të jetë në formë më të mirë se tani”.
Man City ndeshjen e radhës do ta zhvillojë të mërkurën ndaj Bayern Munichut.