Pep Guardiola konfirmon mungesën e tre yjeve për ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve
Trajneri Pep Guardiola ka deklaruar se tre yjet e Man Cityt janë afër rikthimit nga lëndimi, por do të mungojnë nesër në ndeshjen hapëse të Ligës së Kampionëve.
“Qytetarët” do ta nisin aventurën për mbrojtjen e titullit kundër klubit serb Red Star Belgrade në “Etihad”.
Sidoqoftë, Man City duhet t’ia dalë pa yjet si John Stones, Mateo Kovacic dhe Jack Grealish.
Dyshja angleze ka probleme me lëndimet në kofshë derisa transferimi i verës, Kovacic ende s’është shëruar nga lëndimi në shpinë.
Guardiola në konferencë për shtyp konfirmoi se të tre yjet do të mungojnë të martën, mirëpo ndoshta do të jenë gati në vikend për Nottingham Forestin.
“Janë duke u bërë më mirë, por jo nesër. Shpresoj që Nottingham ose në ndeshjet e tjera kur na duhen”.
“Kemi dëshmuar vetën pa ta por shpresoj të rikthehen sepse duhet të garojnë. Na duhet Jack për të garuar me Jeremy për vendin e formacionit titullar, kjo ndjenjë është e mirë për skuadër”.
“Vështirë që të qëndrohet për një kohë të gjatë. Ndodh, e kemi pranuar”, deklaroi ai.
Man City ka problemin e vështirë për ta mbrojtur titullin pavarësisht që shihet si favorit, duke tentuar të arrijë atë që vetëm Real Madridi e ka bërë më parë.