Pep Guardiola jep detaje mbi lëndimin e Kevin de Bruyne, mbron Haalandin - NACIONALE

Pep Guardiola jep detaje mbi lëndimin e Kevin de Bruyne, mbron Haalandin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori Kevin de Bruyne vazhdon të jetë në dyshime për ndeshjen e radhës të Manchester Cityt si mysafir i Bournemouthit në Premierligë.

Trajneri Pep Guardiola në konferencë për media ka konfirmuar se belgu është ende në dyshime, derisa konfirmoi mungesën e Aymeric Laportes dhe John Stones.

"Kemi stërvitje këtë mesditë. Mendoj se Kevin do të rikthehet, Ayme jo. John ndoshta do të stërvitet pjesshëm".

"Kevin ndoshta do të jetë i gatshëm për Bournemouthin, por jo për dy të tjerët", tha shkurtimisht ai.

Mesfushori me tipare ofensive mungoi në barazimin 1:1 ndaj RB Leipzigut në Ligën e Kampionëve shkaku që ishte i sëmurë.

Guardiola ndërkohë insistoi se Erling Haaland nuk ka faj që ende nuk po arrin ta gjejë plotësisht vetën te Man City pasi bashkëlojtarët duhet t'ia pasojnë më shumë topin.

"Është faji ynë. Erling ka qenë i mirë tërë sezonin. Nuk bëhet fjalë për milimetër, nëse u vonua një sekondë apo jo. E di kur është i përfshirë dhe kur jo. Nuk më nevojiten statistikat".

"Sigurisht varet nga ne. Duhet t'ia pasojmë topin më shpesh. Sulmuesi është pozita më e vështirë, një lojtar ka dy mbrojtësi. Është mirë nëse është i zemëruar, unë jam gjithashtu", përfundoi Guardiola.

Haaland ka shënuar 32 gola në sezonin debutues në Angli, por ka arritur të realizojë vetëm një në gjashtë ndeshjet e fundit.

22-vjeçari rrallë herë u pa në barazimin ndaj Leipzigut duke prekur topin vetëm 22 herë.

Lajme të ngjashme