Pensionohet Tyson Fury
Tyson Fury ka njoftuar se është pensionuar nga boksi pas humbjeve radhazi nga Oleksandr Usyk.
“Gypsy King” u mposht për herën e dytë nga Usyk në dhjetor, mirëpo nuk është hera e parë që pensionohet shkaku se njëjtë kishte vepruar në prillin e vitit 2022, por pastaj u kthye duke mposhtur Dillian Whyte gjashtë muaj më vonë.
“Dua të njoftoj pensionimin tim nga boksi. Ka qenë kënaqësi. E kam pëlqyer secilën minutë dhe do të shkoj deri në fund me këtë”, tha ai në një video.
🚨 Tyson Fury has just announced his retirement from boxing 😮
— Boxing on TNT Sports (@boxingontnt) January 13, 2025
📹: @Tyson_Fury pic.twitter.com/AOiDJYA17V
Kësisoj, karriera e Usyk përfundon me një rekord prej 34 fitoreve, dy humbjeve dhe një barazimi në 37 përballje.
Fury kishte kaluar tre vite larg boksit shkaku i problemeve me doping si dhe betejës me telashet psikike, para se të kthehet në vitin 2018.
Ai pastaj zhvilloi tre përballje ndaj Deontey Wilder, ku njëra u vlerësua në mënyrë befasuese si barazim, kurse dy fitoret tjera i takuan britanikut.
Fitorja e fundit e Furyt ishte kundër ish-yllit të UFC-së Francis Ngannou, ku fitoi me vendim të gjyqtarëve.