Pëlqehet nga PSG-ja, Barcelona gati kontratën e re për Pedrin - NACIONALE

Pëlqehet nga PSG-ja, Barcelona gati kontratën e re për Pedrin

2 javë më parë

nga NACIONALE

Barcelona është gati për t’i ofruar një kontratë afatgjatë mesfushorit Pedri, pavarësisht lëndimeve të shpeshta në muajt e fundit.

Spanjolli ka vuajtur për minuta këtë sezon shkaku që ka pësuar tre lëndime radhazi, duke shkaktuar të humbasë plot 19 ndeshje në të gjitha garat.

Mirëpo, “Mundo Deportivo” raporton se te Barcelona, Pedri mbetet i paprekshëm dhe klubi katalunas ka gati kontratën e re, që do të jetë afatgjatë.

Raporti shton se blaugranasit shumë shpejtë do të nisin negociatat me agjentin e lojtarit dhe pritet që marrëveshja të mbyllet lehtë, meqenëse Pedri s’po e konsideron largimin.

Kontrata aktuale Pedrit i skadon më 2026, mirëpo Barcelona shpreson ta mbajë edhe më gjatë.

Sa i përket lojtarit, nuk dihet nëse do të jetë në gjendje që të shërohet para përballjes me Paris Saint-Germain në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Përpos Pedrit, në listën e rinovimeve të Barcelonës mbesin dyshja Ronald Araujo dhe Frenkie de Jong.

Lajme të ngjashme