Pele uron Messin dhe Argjentinën: Diego është sigurisht duke qeshur tani - NACIONALE

Pele uron Messin dhe Argjentinën: Diego është sigurisht duke qeshur tani

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Legjenda braziliane Pele ka uruar Lionel Messin dhe kombëtaren e Argjentinës pas suksesit në Kupën e Botës.

Ai uroi Messin për trofeun e parë duke thënë se e ka merituar moti, derisa tha disa fjalë edhe për yllin e Francës, Lionel Messi.

"Sot futbolli vazhdon të na tregojë historinë si gjithmonë në mënyrën e saj. Messi fitoi Kupën e Botës së parë, siç e meritoi në tregimin e tij".

"Miku im Mbappe shënoi katër gola (tre gola plus penalltinë) në një finale)".

Pas kësaj, ai nisi lëvdatat për Marokun, një protagonist i madh në Kupën e Botës.

"Çfarë dhurate i është treguar për të ardhmen e sportit tonë. Dhe nuk mundem përpos të uroj Marokun në udhëtimin e jashtëzakonshëm. Është mirë ta shohësh Afrikën duke ndriçuar".

Në fund, Pele dërgoi edhe një mesazh për Maradonën: "Urime Argjentina. Sigurisht Diego është duke qeshur tani".

Lajme të ngjashme