Peja fiton dramën ndaj Trepçës, barazon serinë finale
Klubi basketbollistik Peja ka shënuar fitore shumë të ngushtë ndaj Trepçës për ta barazuar serinë finale në 2:2.
Pas një ndeshje dramatike, Peja fitoi si vendas me rezultat të ngushtë 87:83 (30:26, 23:22, 18:17, 16:18).
Falë një paraqitje fantastike të Jalen Tane, Peja arriti fitoren e shumëpritur duke ndikuar që të zhvillohet edhe një tjetër ndeshje finale.
Tate ishte i hatashëm me 27 pikë të shënuara dhe tre topa të kthyer, derisa ndihmë të madhe dha edhe Brad Waldow, duke shtuar 14 pikë.
Ndërsa, këtë herë paraqitja e Drilon Hajrizit me 24 pikë, gjashtë topa të kthyer dhe dy asistime nuk ishte e mjaftueshme për ta ndihmuar Trepçën ta fitojë titullin.
Kësisoj, tani do të zhvillohet edhe një tjetër ndeshje finale në "Minatori" aty ku do të shpallet edhe kampioni pasi seria finale momentalisht është 2:2.