Pedri nuk e mendon largimin: Barcelona është klub i ëndrrave të mia - NACIONALE

Pedri nuk e mendon largimin: Barcelona është klub i ëndrrave të mia

2 javë më parë

nga NACIONALE

Mesfushori i Barcelonës Pedri e ka bërë të qartë se nuk e mendon largimin nga klubi katalunas, derisa konfirmoi se do të jetë titullar ndaj PSG-së.

Spanjolli doli në konferencë për shtyp para përballjes ndaj PSGG-së, ku Barcelona e kërkon kualifikimin tutje të martën mbrëma.

Pedri është pyetur rreth të ardhmes dhe e konfirmoi se nuk e mendon largimin, përkundrazi është gati të rinovojë kontratën.

“Jam shumë i qetë, i lumtur. E di që Barcelona do ta mbajë fjalën që e ka thënë. Jam shumë i lumtur që jam në skuadrën e ëndrrave”.

“Kjo skuadër është shumë e etur, e emocionuar për t’u përballur në këtë përballje të rëndësishme. Po vij nga një moment personal jo i mirë shkaku i lëndimeve, por dua vërtet të luaj”.

I pyetur për përballjen ndaj PSG-së, spanjolli ishte optimist se mund ta rrëzojnë gjigantin francez.

“Kjo ndeshje do të jetë një ndër më të rëndësishmet e karrierës sime. Shpresoj të kem edhe shumë tjera. Tifozët e meritojnë, do të na ndihmojnë”.

“Të gjithë flasin për favoritët, por unë jo. Janë dy skuadra të ngjashme, në të njëjtin stil të lojës. Do të jetë ndeshje e mirë për tifozët. Do të bëjmë më të mirën”.

“PSG nuk do të vjen për të na falur ndonjë gjë, sidomos duke e njohur trajnerin. Duhet të hymë në fushë duke mos kujtuar avantazhin dhe të shkojmë ta hamë PSG-në”.

Lajme të ngjashme