Pedri bën heroin, Barcelona triumfon minimalisht kundër Celta Vigos - NACIONALE

Pedri bën heroin, Barcelona triumfon minimalisht kundër Celta Vigos

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Barcelona ka shënuar fitore minimale në shtëpi ndaj Celta Vigos, në kuadër të xhiros së nëntë në La Liga.

Katalunasit dominuan në posedim në sfidën kundër Celtas, me rezultatin përfundimtar që doli të jetë 1:0.

Ishte mesfushori i talentuar spanjoll, Pedri, që shënoi golin që rezultoi të jetë i vetmi në këtë sfidë duke u gjendur në vendin dhe kohën e duhur pas një topi të kthyer pas 17 minutave lojë (17').

Barcelona në përgjithësi kishte raste të arta shënimi, me Jordi Alban që dështoi të shënonte nga afërsia (23').

Mirëpo, edhe mysafirët u treguan mjaftë të rrezikshëm sidomos në pjesën e dytë, ku mund të thuhet se e dominuan.

Fillimisht, Oscar Rodriguez dështoi ta mposht Ter Stegenin në pozitën një kundër një në fillimin e pjesës së dytë.

Në fakt, mysafirët gjetën golin përmes Jorgen Strand Larsen, por që goli u anulua për pozitë jashtë loje - VIDEO.

Derisa Barcelona dominonte në posedim, Celta krijoi edhe një kundërsulm në fundin e kohës së rregullt, me Ter Stegen që bëri pritje brilante ndaj Aspas dhe Mallo.

Sidoqoftë, ky gol ishte i mjaftueshëm që Barcelona të arkëtonte pikët e plota dhe të kthehet në kreun e tabelës, me 22 pikë të mbledhura, aq sa ka rivali i përbetuar, Real Madrid, por blaugranasit qëndrojnë me golaverazh më të mirë.

Në anën tjetër, Celta vazhdon ta mbajë në pozitën e 11-të me 10 pikë të mbledhura.

Në xhiron e radhës, mund të caktohet lideri i përkohshëm në La Liga, pasi zhvillohet "El Clasico" në "Santiago Bernabeu".

Të dy skuadrat janë në një formë të mahnitshme, ku brenda tetë xhirove të zhvilluara kanë shtatë fitore dhe një barazim.

Kurse, Celta Vigodo të jetë nikoqir i Real Sociedadit.

Lajme të ngjashme