Pavarësisht paraqitjes pozitive, Kosova pëson humbje nga Hungaria - NACIONALE

Pavarësisht paraqitjes pozitive, Kosova pëson humbje nga Hungaria

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje në miqësoren e dytë të muajit mars, në udhëtim te Hungaria.

Edhe pse “Dardanët” bën paraqitje më të mirë, nuk i finalizuan rastet duke pësuar humbje me rezultat 2:0.

Kosova e nisi shumë më mirë duke dominuar në posedim dhe ndërtuar disa aksione fantastike, ku rrezikuan dy herë me Edon Zhegrovën, që ishte afër të shënonte një supergol.

Sidoqoftë, Kosova bëri disa gabime në mbrojtje në pjesën e dytë, ku Hungaria nuk fali duke shënuar dy herë. Fillimisht Idrizi e humbi topin në mesfushë, ku Schafer e gjeti kapitenin Dominik Szoboszlai që realizoi nga afërsia pas një devijimi të Rrahmanit (58’).

Kosova edhe pas golit të pësuar tentoi, me Fodan që bëri disa ndryshime interesante duke e vendosur Rashanin në pozitën e qendërsulmuesit për disa minuta por larg finalizimit.

E kur askush s’e priste, Hungaria zhvilloi një tjetër aksion ku Lang e gjeti për mrekulli Nagy, që nuk dështoi përballë Muric për ta vulosur çështjen e fituesit.

Megjithatë, duhet të shohim anën pozitë me Kosovën që ka nisur ta marrë vetën dhe do të ketë edhe dy miqësore në muajin qershor për t’u përgatitur sa më mirë për Ligën e Kombeve.

Lajme të ngjashme