Pavarësisht golit të Haaland, Manchester City mposhtet nga Celticu i Skocisë - NACIONALE

Pavarësisht golit të Haaland, Manchester City mposhtet nga Celticu i Skocisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Manchester City pësoi humbje nga Celtic me rezultat 4:3, në ndeshjen e parë miqësore në përgatitjet që Qytetarët po bëjnë në Amerikë për sezonin e ri.

Pep Guardiola zgjodhi Erling Haaland dhe Jack Grealish në ekipin e tij, por kampionët e Premierligës u mundën nga kampionët e Skocisë në Karolinën e Veriut.

Celtic, ku debutoi portieri Kasper Schmeichel, përfitoi që ishte më përpara në përgatitjet parasezonale duke kaluar në avantazh me një gol të mirë të shënuar nga Nicolas-Gerrit Kuhn.

Oscar Bobb barazoi për Cityn përpara se Celtic të shënonte dy herë në fund të pjesës së parë me Kuhn dhe Kyogo Furuhashi që e çuan skuadrën e tyre në epërsi 3:1 pas përfundimit të 45 minutave të para.

Argjentinasi Máximo Perrone doli nga pankina e Cityt në pjesën e parë dhe shënoi një gol për skuadrën e Guardiolës vetëm disa sekonda në pjesën e dytë pas një asistimi të mirë nga Bobb.

Bobb bëri një tjetër asistim kur harkoi për Haaland, i cili e nisi natën si kapiten, për të shënuar golin e tretë të Cityt, duke barazuar para se zëvendësuesi Luis Palma të shënonte golin e shtatë të lojës për të vënë Celtic përsëri në epërsi.

City ka ndeshje të tjera në ShBA kundër AC Milan dhe Barcelonës, ndërsa Celtic e fillon fushatën e tyre në Premierligën e Skocisë me një ndeshje në shtëpi kundër Kilmarnock më 4 gusht.

Lajme të ngjashme