Paulo Dybala arrin marrëveshje me klubin nga Katari - NACIONALE

Paulo Dybala arrin marrëveshje me klubin nga Katari

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Paulo Dybala do të jetë lojtari më i ri që largohet nga futbolli evropian.

Ylli i Romës ka arritur marrëveshje me skuadrën e Katarit Al Qadsia, të cilët do ta aktivizojnë klauzolën e lirimit në vlerën e 12 milionë eurove.

Argjentinasi do të nënshkruajë kontratë trevjeçare me klubin nga Katari, ku do të fitojë rreth 15 milionë euro për vit.

Gazetari “Santi Aouna” raporton se gjithçka është kompletuar mes dy palëve, ku kanë mbetur vetëm disa detaje para se të njoftohet largimi i Dybalas.

Përndryshe, Roma po e konsideron Edon Zhegrovën si zëvendësuesi i Dybalas dhe mbetet për t’u parë nëse do të arrijnë marrëveshje me Lille për yllin kosovar.

Lajme të ngjashme