Paul Pogba përjashtohet nga skuadra e Juventusit për arsyeje disiplinore - NACIONALE

Paul Pogba përjashtohet nga skuadra e Juventusit për arsyeje disiplinore

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Paul Pogba është lënë jashtë skuadrës së Juventusit për ndeshjen me Freiburgun në Ligën e Evropës, pasi kishte shkuar me vonesë në stërvitje, sipas Sky Sports.

Përfaqësuesi i Francës Pogba sapo është rikthyer nga një lëndim që e kishte pësuar në gju në verë, duke i bërë dy paraqitjet e para që prej se u rikthye në klubin e Serie A nga Manchester Unitedi.

Megjithatë, ai nuk do të mundë të luajë për Juventusin në ndeshjen e parë të një të tetës së finales kundër klubit gjerman, pasi ishte vonuar në stërvitjen e së mërkurës.

Pogba iu ribashkua Juventusit si lojtar i lirë në korrik, duke nënshkruar marrëveshje katërvjeçare.

Juventusi është duke e përjetuar një sezon shumë të dobët sivjet. Bardhezinjtë ranë në Ligën e Evropës pasi përfunduan në vendin e tretë në grupin e tyre në Ligën e Kampionëve, pas Benficas dhe Paris Saint-Germainit.

Për të arritur në rrethin e 16 më të mirëve, skuadra e Massimiliano Allegrit e mundi Nantes.

Në Serie A, Juventusi renditet në vendin e shtatë, pasi u dënua me heqjen e 15 pikëve, duke rrezikuar seriozisht të mbetet jashtë garave evropiane sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, Juve është në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Lajme të ngjashme