Juventus mohon raportimet për ndërprerjen e kontratës së Paul Pogbas
Juventus ka mohuar raportimet e fundit lidhur me ndërprerjen e mundshme të kontratës së mesfushorit Paul Pogba, shkaku i problemeve me lëndime të këtij të fundit.
Francezi u rikthye në Torino nga Manchester Unitedi në verën e vitit 2022, por ende nuk ka bërë debutimin e dytë në fanellën e "Zonjës së Vjetër".
Pogba pësoi lëndim serioz në gju në parapërgatitjet parasezonale me Juventusin, e pastaj u detyrua të operohej që ndikoi ta humbiste edhe Kupën e Botës me Francën.
Së fundmi u raportua se Juventus është i hapur për idenë që t'ia ndërprejnë kontratën, në mënyrë që mos të vazhdojnë t'ia paguajnë pagën prej 170 mijë funtesh në javë.
Sidoqoftë, gazetari Fabrizio Romano raporton se Juventus i ka hedhur poshtë këto raportime dhe nuk planifikojnë ta lirojnë Pogban nga kontrata në muajt e ardhshëm.
Sipas tij, klubi italian vazhdon ta pret rikthimin e francezit dhe nuk ka asnjë gjasë që ta lejojë të largohet.
Në rast që s'ka komplikime tjera, Pogba mund ta bëjë debutimin e dytë qysh kundër Fiorentinas këtë të diele.
Francezi ka qenë e Juventusit për katër vite duke shënuar 34 gola dhe dhuruar 40 asistime në 178 ndeshje nën urdhrat e trajnerit Max Allegri.
Juventus sonte do ta zhvillojë një sfidë të lehtë të "tavolinë" ndaj Salernitanas me fillim nga ora 21:00.