Patrioti Mirlind Daku: Golin ia dedikoj të gjithë dëshmorëve në Kosovë - NACIONALE

Patrioti Mirlind Daku: Golin ia dedikoj të gjithë dëshmorëve në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Mirlind Daku vazhdon ta tregojë dashurinë për Kosovën, ku golin e parë që e realizoi në fanellën e Shqipërisë ia ka dedikuar dëshmorëve tanë.

Ylli i Rubin Kazanit vulosi fitoren e “Kuq e Zinjëve” në derbin ndaj Polonisë, që e afron Shqipërinë drejt Kampionatit Evropian.

Pas ndeshjes për “SuperSport”, Daku deklaroi se Zoti ia shpërbleu mundin dhe ia doli të shënojë atë gol.

Për çdo njeri ka Zot, që e nderon njeriun e drejtë. Ato lot ishin vetëm për debutimin emocionues dhe jo për atë pasim të gabuar. Sot Zoti më shpërbleu dhe arrita të shënoj atë gol. Me golin që shënova, çdo e keqe që kisha brenda, doli jashtë. E kam pasur bindje që do të shënoja gol në Shqipëri, ndaj Polonisë dhe ia dola. Me këtë gol, më duket sikur largova një peshë 100-kilogramëshe nga vetja.”

Më mirë që nuk shënova në ndeshjen e parë, por në këtë takim, para tifozerisë së mrekullueshme shqiptare. Të gjithë më kanë mbështetur shumë dhe jam i lumtur që ua shpërbleva me këtë gol. Ndoshta u bëra nervozë të gjithëve me atë pasim në ndeshjen e parë, por besoj që e shpërbleva në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ia dedikoj familjes time, që më ka përkrahur gjithmonë, por edhe gjithë dëshmorëve në Kosovë, që kanë dhënë gjithçka për atdheun dhe kanë kontribuuar që ne të mblidhemi nga të gjithë trevat dhe të luajmë me këtë fanellë”, deklaroi ai.

Lajme të ngjashme