Pasi siguruan shërbimet e Taremit e Zielinskit, Interi do të tentojë edhe dy përforcime në verë - NACIONALE

Pasi siguruan shërbimet e Taremit e Zielinskit, Interi do të tentojë edhe dy përforcime në verë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Interi është i gatshëm të presë Mehdi Taremin dhe Piotr Zielinskin në afatin kalimtar të verës si lojtarë të lirë, por sipas La Gazzetta dello Sport, zikaltrit po punojnë edhe për një sulmues dhe qendërmbrojtës.

Taremi dhe Zielienski tashmë kanë arritur një marrëveshje me Interin dhe pritet të kalojnë në Stadio Meazza falas në verë, pasi kontratat e tyre me Porton dhe Napolin respektivisht përfundojnë.

Megjithatë, La Gazzetta dello Sport, raporton se Nerazzurrët do të përpiqen të nënshkruajnë dy përforcime të tjera për të përballuar një listë të mbushur me ndeshje në sezonin 2024-25, e cila do të shohë gjigantët e Serisë A të përfshirë në Kupën e Botës për Klube.

Albert Gudmundsson është objektivi i tyre kryesor në sulm. Sulmuesi i Genoas mund të zëvendësojë Alexis Sanchez ose Marko Arnautovic. Kontrata e kilianit skadon në verë, ndërsa zikaltrit do të jenë të hapur për të dëgjuar oferta për Arnautovicin që nuk ka arritur të bëjë përshtypje këtë sezon.

Simone Inzaghi ka të ngjarë të ketë gjithashtu nevojë për një qendërmbrojtës të ri, duke pasur parasysh se Francesco Acerbi dhe Stefan de Vrij nuk po bëhen më të rinj dhe se njëri prej tyre mund të largohet.

Interi i ka vënë syrin Mario Hermosos të Atletico Madridit dhe po përgatiten për një takim me agjentin e mbrojtësit gjatë javëve të ardhshme.

Lajme të ngjashme