Pas turpërimit në Ligën e Kampionëve, Real Madrid mposhtet edhe nga Valencia - NACIONALE

Pas turpërimit në Ligën e Kampionëve, Real Madrid mposhtet edhe nga Valencia

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Real Madrid nuk arriti të këndellet pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, duke pësuar humbje në udhëtim te Valencia.

"Los Blancos" pësuan humbje me rezultat minimal 0:1, sfidë që e dominuan sa i përket posedimit mirëpo dëshpëruan në aksionet e krijuara.

Valencia e nisi në mënyrë fantastike duke krijuar një aksion të shpejtë, me Diego Lopez që asistoi për mrekulli te Justin Kluivert që përfitoi nga një hutim i Ferland Mendyt dhe shënoi nga afërsia (33').

Real Madrid mbante tërë kohën topin mirëpo thjesht ishte shumë larg ndërtimit të aksioneve që mund të përfundonin brenda rrjetës.

Vendasit patën rastin që edhe ta vulosnin fitoren mirëpo Lopez dështoi të shënonte nga një top i kthyer përballë Thibaut Courtois, që mahniti tifozët me një tjetër super pritje.

Kështu, ky gol doli i mjaftueshëm për Valencian që t'i arkëtonte pikët e plota që e renditin në pozitën e 13-të me 40 sosh.

Në anën tjetër, Real Madrid tani bie në pozitën e tretë me 71 pikë, me tre xhiro të mbetura deri në përfundimin e kampionatit.

"Los Blancos" e kanë mbyllur këtë edicion me vetëm një trofe të fituar, andaj pritet të jenë aktiv në afatin e verës për të përmirësuar disa pozita në skuadër.

Jude Bellingham pritet të jetë prurja e parë, se bashku me Javi Garcian që do të luftojë me Ferland Mendyn për pozitën e krahut të majtë të mbrojtjes.

Lajme të ngjashme