Pas transferimeve së yjeve, arabët fokusohen te lojtarët e rinj – e marrin talentin spanjoll - NACIONALE

Pas transferimeve së yjeve, arabët fokusohen te lojtarët e rinj – e marrin talentin spanjoll

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Al Ahli ka mahnitur të gjithë duke transferuar mesfushorin e Celta Vigos Gabri Veiga.

Skuadra arabe ka gjetur ‘gjuhën e përbashkët’ me klubin spanjoll dhe që 21-vjeçari e ka pranuar ofertën gjithashtu.

Gazetari Fabrizio Romano raportoi se Al Ahli e ka pas transferim sekret spanjollin dhe tani marrëveshja është mbyllur.

Gabri Veiga e Al Ahli, e kryer. Oferta pranohet nga Celta, lojtari gjithashtu ka thënë po”.

Skuadra arabe dëshiron të investojë në talentët më të mirë në botë dhe tani kanë marrë diamantin Gabri Veiga”, shkroi ai.

Veiga ka qenë shumë i kërkuar që disa afate kalimtare me gjigantët evropianë si Real Madrid, Barcelona, Man City, Chelsea dhe Arsenal provuan ta transferonin.

Napoli ishte parë si destinacioni i mundshëm dhe u mendua se gjithçka ishte kryer, por skuadra italiane provoi t’i ndryshojë kushtet e transferimet në momentet e fundit.

Kësisoj, Veiga bëhet ndoshta talenti i parë evropian që kalon në Arabinë Saudite pasi deri më tani klubet ishin fokusuar vetëm te emrat e mëdhenj, si Neymar, Karim Benzema, N’Golo Kante dhe shumë të tjerë.

Lajme të ngjashme