Pas Sadio Manes, Al Nassr afër transferimit të yllit të Barcelonës
Al Nassr ende nuk ka përfunduar me transferime në këtë afat veror, pasi është pranë nënshkrimit me mbrojtësin e Barcelonës Celment Lenglet.
Francezi nuk është pjesë që disa vite e klubit katalunas, mirëpo këtë afat veror pritet të shitet me Al Nassr si destinacioni më i mundshëm.
Sipas mediumit spanjoll “Mundo Deportivo”, Barcelona është në negociata të avancuara me klubin arab për shërbimet e Lenglet.
Katalunasit gjatë tërë verës kanë provuar ta shesin Lenglet, duke e ofruar te disa klube që nuk kishin interesim pavarësisht që lojtari udhëtoi me skuadrën për fazën parapërgatitore në Amerikë.
Tottenham deri vonë donte ta mbante francezin mirëpo pastaj u fokusuan në objektiva tjera dhe hoqën dorë nga blerja e mundshme.
Barcelona nuk është që do të fitojë ndonjë vlerë të lartë nga Lenglet, mirëpo do ta heqin ‘qafe’ pagën e tij, gjë që është tejet e rëndësishme për t’i regjistruar yjet e ekipit të parë.
Ndërkohë, blaugranasit përpos Lenglet po tentojnë ta shesin edhe mesfushorin Franck Kessie, në mënyrën që të ‘hidhen’ në treg për nënshkrimin me një mesfushor dhe një mbrojtës të krahut të djathtë.
Nga ana tjetër, 28-vjeçari që ka kontratë deri më 2026, ende nuk ka arritur marrëveshje me Al Nassr, por ndonjë ofertë e lartë ekonomike e arabëve mund t’ia ndryshojë mendjen pasi momentalisht preferon qëndrimin në Evropë.